Fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar pas një defekti që ka pësuar aeroplani në momentet e para të nisjes.

Rastin e ka treguar një prej udhëtarëve me inicialet L.S që gjendej brenda aeroplanit.

Ai thotë se bashkë me disa udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, dhe se si po i rridhte diçka nga njëri krah.

L.S thotë se menjëherë kanë njoftuar stjuardesat dhe më pas edhe pilotin e aeroplanit, i cili më shumë vështirësi ka arritur që ta ndalojë aeroplanin pa u ngritur nga pista.

Ai thotë se tashmë gjenden në aeroportin e Stutgartit dhe janë të shqetësuar pasi askush nuk po u jep informacione. /GazetaExpress

 

MUND TË JU PËLQEJNË