Një grua krijoi panik përgjatë një fluturimi nga Stambolli sot në mëngjes, derisa pretendoi se do të hidhte aeroplanin në erë.

Gruaja e cila mbante syze të errëta dhe shaminë blu, tha se i përkiste grupit FETO, një grup të cilin Turqia e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.

Ajo në duar mbante një Kuran, shkruan gazeta turke Yeni Safak.

Pas fjalimit të saj kërcënues ajo u shoqërua nga avioni. Një ekip sigurie kontrolloi më pas aeroplanin e lidhur me Qipron dhe nuk gjeti asgjë të dyshimtë në bord.

Sipas Qipros Mail, gruaja u dëgjua duke bërtitur: ‘Unë jam një anëtare e FETO dhe do të hedh në erë avionin’.

Gruaja pretendoi se kishte pesë bomba, sipas raporteve të mediave turke.

Ajo gjithashtu dukej se po mbante një fotografi të Fethullah Gulen, klerikut islam pas lëvizjes së diskutueshme.

Kishte raporte kontradiktore nëse avioni ishte zbritur me vonesë ose nëse fluturimi ishte anuluar krejt.

Fluturimi ishte nisur nga aeroporti Sabiha Gokcen i Stambollit, i destinuar për Aeroportin Ndërkombëtar Ercan në Qipron Veriore të kontrolluar nga Turqia.

MUND TË JU PËLQEJNË