Komoditeti ka një çmim të lartë, që mund t’iu kushtojë me shëndetin tuaj. Për këtë arsye duhet të keni shumë kujdes, dhe të bëni gjënë e duhur, kur është në pyetje komoditeti juaj.

Të hipësh në aeroplan për një fluturim të gjatë, është stresuese. Kështu që trupi juaj kërkon të relaksohet. Por si duket, batanijet dhe jastëku që gjendet në aeroplan, mund të mos jenë edhe aq të pastër sa mendoni.

Sipas stjuardesëve, disa kompani ajrore nuk japin jastëk dhe batanije të reja, apo edhe të pastra për fluturimin e radhës. Prandaj, para se ti përdorni ato, ju nevojiten disa informacione thelbësore.
Disa nga kompanitë ajrore, kanë deklaruar se ata ndërrojnë çdoherë jastëkun dhe batanijen, dhe ato janë të duhura për përdorim.

Si mund ta vëreni nëse janë të pastër?

Zëdhënësit e linjës ajrore, shënojnë nëse jastëkët dhe batanijet janë të mbështjellur me plastikë, dhe kanë vulën e miratimit nga kompania ajrore, përsa i përket pastërtisë.

Ku janë larë këto sende?

Ekzistojnë dy mundësi. Ata ose janë larë në një strukturë industrial, përmes një shërbimi lavanderie që kontraktohet nga linja ajrore, ose pastrohen na aeroportin e bazës shtëpiake të linjës ajrore.

Por, a duhet të përdoren?

Nëse jeni të kënaqur me idenë, dhe nëse plotësojnë kriteret e mësipërme, atëherë do ishte në rregull që të përdoren. Por sipas ekspertëve të udhëtimi, gjëja më e mirë për të bërë është të blini jastëkun tuaj të aeroplanit dhe një batanije të lehtë. Ato nuk zënë shumë vend në valixhen tuaj, dhe të paktën e dini se ku kanë qenë.

MUND TË JU PËLQEJNË