Si pasojë e rrëshqitjes së aeroplanit me pasagjerë jashtë pistës në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, përveç dhjetëra të lënduarve, tre persona kanë gjetur vdekjen.

Kështu raportojnë mediat turke, sipas të cilave bëhet fjalë për aksidentin kur aeroplani i Pegasus Airlines që po mbërrinte në Stamboll nga Izmir, gjatë aterrimit rrëshqiti dhe doli jashtë pistës.

Aeroporti Sabiha Gokcen, i vendosur në anën aziatike të Stambollit, u mbyll pas incidentit por rifilloi fluturimet herët të enjten, thanë autoritetet.

Po sipas medieve turke, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët.

Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Aeroplani mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË