Në horoskop është shigjetar dhe tamam si shenja e zodiakut, ajo është një shigjetare e zonja, që godet aty ku duhet. Kjo është Tayna, senzacioni i skenës muzikore shqiptare.

Emri i saj i vërtet është Doruntina Shala, vjen nga Prizreni, por jeton në Prishtinë. Siç ka treguar edhe vetë, ajo e kishte dashur muzikën gjithmonë, e talentin kishte nisur ta tregonte qysh kur ishte 5 vjeç, gjë të cilen e ka dëshmuar edhe me fotografi.

Në adoloshencë të hershme, ajo nuk ishte ylli I shkollës, as femra e ëndrrave të shumë meshkujve. Dashuria e madhe e saj ishte Tupac Shakur, reperi nga i cili prizerenasja u influencua fuqishëm.

23 vjeçares nga qyteti historik I Prizrenit, suksesi I erdhi vetëm në moshën 20 vjeç, kur sjelli “Nah”, e më pas videoklipin e këngës “Thirri Krejt Shoqet / Wild Thoughts (Mashup)”. Ajo goditi fuqishëm me „Columbiana“ dhe më pas me këngën me titull “Shqipe“. Tayna, me të shpejtë u konsiderua ylli I ri I skenës, kjo për shkak të repturës dhe performancave unike.

Tayna nuk po ndalej, videoklipet po vinin njëri pas tjetrit, e ftesat për koncerte po rriteshin dhe në këtë dinamikë, me 26 shtator 2018, publikoi videoklipin “Doruntina”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga vetë Tayna, ndërsa për orkestrimin u kujdes Cricket. Fabula e këngës ishte shumë intime. Këngërarja e cila deri para pak kohësh sihte studente e zakonshme në Prishtinë, tashmë po bënte namin me muzikë innovative, tekste ngacmuese dhe mbishkrime gjithë kunja. Ndërkohë, ajo po fitonte mirë. Tayna u cilësua si këngëtarja me “diss”-at më të ashpër dhe epiteti u forcua edhe më shumë me këngën me titull “Pow Pow”.

Shumë shpejtë, bukuroshja iu afrua publikut me “Aje” një duet me Ledri Vulen, punuar nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna & Ledri. Kënga u bë hit. Tutje Tayna publikon videoklipin “Ring Ring”. “Kjo këngë është personale për mu. Shpresoj që reflekton mundin tim për t’ju motivuar në ambiciet tuaja.

Faleminderit shumë për përkrahjen, kritikat, komplimentet, ofendimet dhe mbi të gjitha dashurinë që ma keni dhënë vazhdimisht. Ata që më kritikojnë më bëjnë më të fortë. Ata që më duan janë arsyeja që unë do të vazhdoj më tutje t’ju argëtoj. Pa juve as ‘Tayna’ e as kjo këngë nuk do të bëhej. Faleminderit dhe ju dua shume”, tha Tayna pas lansimit të “Ring Ring”.

Më datë 13 Mars 2019, Tayna publikon videoklipin “Kce”. Erdhi më komerciale, por bukur. Nuk munguan as kritikat dhe reagimet e kolegeve të rep skenës, që ishim mjaftë picante. Në qershor 2019, Tayna & Cricket publikuan videoklipin “Caliente”. Pavarësisht reagimeve të kolegeve, ndonjë kritike a thumbi, Tayna po e vazhdonte rrugën e saj e pa penguar. Më 5 Gusht 2019, Tayna, Mc Kresha & Lyrical Son publikojnë videoklipin “Pasite”.

Efekti I kësaj këngë ishte I jashtëzakonshë. Gushti i 2019-tes po që ishte I repers, ajo bashkë me Dafina Zeqirin lansuan “By Bye”, hitin që morri edhe vëmendjen e Rita Ores. Më datë 15 tetor 2019, Tayna publikon videoklipin “Sicko”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna.

Është apo nuk është Tayna “makineria muzikore” e 2019-shit? Pavarësisht mendimet tuaj, ajo thotë se është “Duke festuar jetën”.

Gëzuar!

MUND TË JU PËLQEJNË