Ka kohë që në media është përfolur për një bashkëpunim në mes të legjendës së repit, Unikkatil dhe Mozzik.

Raportet e mira në mes të dyshes kanë bërë të ngiten pyetjet për një projekt të përbashkët, shkruan Indeksonline.

E një këngë në mes të tyre si duket është rrugës, të paktën kështu ka lënë të kuptohet në një pyetësor që ka realizuar e dashura e Mozzik, Loredana.

Një nga pyetjet ishte “Mozzik ft Unikkatil”, Loredana vendosi një emoji e cila la të nënkuptohej se një gjë e tillë po ndodhë.

Më këtë përgjigje Lordana ka zgjuar kureshtjen e adhuruesve dhe mbetet në ditët në vazhdim të zbulohen detaje të reja./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË