Menaxheri i disa prej emrave të njohur të estradës është sulmuar mbrëmë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa sipas policisë, Shoshi ka pësuar lëndime të njëjta trupore dhe është dërguar në QKUK për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Në njoftimin e policisë thuhet se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili më pas është dërguar për intervistim.

“K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, tha për lajmi.net, Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës.

Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar me fazat tjera. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË