Fatoni njihet për një menaxher të mirë, janë shumë këngëtarë që kane treguar sukses deri sa janë nën menaxhimin e tij, sikur edhe ishte Era Istrefi, apo është tani Ledri Vula, shkruan Kosovarja.

Fatoni shpesh flitet për afera me femra, para pak kohësh sikur zbuloi edhe të dashurën e tij të re e cila është modele dhe jeton në Itali. Fatoni njihet për natyrën e tij që ka dëshirë të rrethohet nga femrat e bukura, ai shoqërohet shpesh edhe me Vildane Zenelin, Anxhelina Hadërgjonaj e shumë të tjera.

Por është parë edhe në shoqëri të këngëtares Bleona Qereti e cila jeton në Amerikë por ata gjejnë kohë për njëri tjetrin, e ky takim i radhës ende nuk dihet se është për çështje punë apo thjesht shoqëri dhe argëtim.

Bleona ka ofruar këto pamje ku është duke bërë shëtitje më Ferrari të Fatonit në Prishtinë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË