Dyshja e famshme, që dikur bën bujë me lidhjen e tyre të cilën tentuan me çdo kusht ta mbanin të fshehtë, sot si duket nuk gëzojnë asnjë lloj raporti.

Bëhet fjalë për Era Istrefin e Faton Shoshin, e që ky i fundit ishte menaxher i saj që prej fillimit të karierës, shkruan Kosovarja.

Ky bashkëpunim, rezultoi tejet i suksesshëm, aq sa i dha hapat e sigurt Erës drejt arenës ndërkombëtare.

Por, tani që çdo lloj afrimiteti mes tyre është shkëputur, ish çifti nuk komunikojnë as në raste që marrin përmasa publike.

Sulmi që dje pësoi menaxheri Faton Shoshi, u bë temë mediale, ani pse ky i fundit deklaroi se asgjë nuk ka ndodhur siç u raportua.

Por, një reagim mbase i pritur për këtë ngjarje nga ana e Era Istrefit, nuk u pa në asnjë formë.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË