Një kamion me batanije është nisur nga Prishtina për në Durrës, për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet që kanë goditur këtë zonë

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kamioni me batanije që është nisur drejt Shqipërisë është mundësuar nga anëtarët e Sindikatës së KP’së.

“Anëtarët e Sindikatës së Komunës së Prishtinës kanë nisur një kamion me batanije për të prekurit nga termeti në zonën e Durrësit, e që do të e kalojnë edhe një natë nën qiellin e hapur”, thuhet në njoftimin e komunës.

MUND TË JU PËLQEJNË