Të gjithë e njohim Dafina Zeqirin, artisten shumë të dashuar dhe të adhuruar nga një masë e gjerë.

Kur e përmendim emrin e saj, menjëherë na bie në mend një femër e guximshme dhe luftarake, që merr atë që gjithmonë do, shkruan Kosovarja.

Se sa është e vërtetë kjo, e ka dëshmuar me qindra herë në raste të caktuara, e cila asnjëherë nuk është dorëzuar qoftë edhe për një moment të vetëm.

Ky vetëbesim e guxim e kanë ndihmuar të depërtojë në thellësi të mediave, dhe të dëgjohet emri i saj edhe jashtë vendit, për të arriturat dhe sukseset e saj.

Përveç kësaj, artistja njihet edhe për ndryshimin e pamjes, që jo rrallë herë bën tek vetja.

Deri më tani ka eksperimentuar me lloj lloj pamjesh, dhe padyshim që me secilën ëshët pranuar.

Kurse, sot ajo vjen një bionde mjaft e bukur dhe me shumë sharm, duke lënë të kuptojm se edhe kjo paruke mjaft shumë po i shkon. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË