Qeveria e Kosovës sonte pritet t’i publikojë masat e reja pas shfaqjes së virusit COVID-19 edhe në Kosovë.Masat e ekzekutivit kosovar, siç merr vesh KALLXO.com, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Vendimi pritet të votohet sonte në mbledhje të Qeverisë, e cila mbahet në formë virtuale.Në Kosovë deri më tani nga virusi COVID-19 ka vdekur një person ndërsa janë mbi 30 të infektuar.Dje gjatë ditës, kufizime në qarkullim kishte kërkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

 

MUND TË JU PËLQEJNË