Rita Ora është këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Përveç saj, vëmendje të medieve marrin edhe familja e saj, posaçërisht prindërit.

Nëna e Ritës, Vera Ora së fundi është përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër.

Meqë ka mposhtur luftën kundër kancerit, Vera u shpreh e lumtur që është përzgjedhur ambasadore nderi e kësaj organizate.

“Jam e nderuar të zgjidhem ambasadore e #futuredreamscharity organzatës bemirëse në Londër që së bashku t’i ndihmojmë grave të prekura me kancerin e gjirit”, ka shkruar ajo.

Krenare me nënën e saj është shprehur edhe Rita, e cila publikoi një video duke shfletuar revistën e cila ka shkruar për Verën. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË