Moderatori Labinot Gashi-Labi, është prezent në media prej gati 15 vitesh, duke realizuar formate të ndryshme televizive, shkruan “Kosovarja”.

Labi nuk ndalet dhe miq e të afërm shpesh e komentojnë për vullnetin dhe energjinë për të punuar, për të qenë pranë shikuesve me ide të reja.

Moderatori së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Siç ka treguar, bashkëshortja e tij do ta sjell në jetë një vajzë, shkruan “Kosovarja”.

Shumë e lumtur për këtë është e ëma e Labit, me të cilin ka një lidhje shumë të fortë. E ëma, ndihet më së miri kur është pranë të të birit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË