Egzona Muqiqi është emri më i shtypur dhe më i kërkuari në faqet rozë.

Hyri në jetën e familjes më të njohur dhe më të afirmuar, që për një kohë të shkurtër ia deshti fati që edhe kjo të bëhet ashtu, shkruan Kosovarja.

Për gruan e këngëtarit Albatrit Muqiqit, gjithmonë del diçka për të shkruar e për tu marrë me të.

Kjo sepse është e gjithanshme, dhe e shohim të angazhuar ngado, ku para vetes ka një mori punësh.

Egzona përveç që është e zënë me tre fëmijët e saj, ajo ka një biznes të fustaneve dhe poashtu merret me mbjelljen e vetullave tash e sa vite.

Në të gjitha sferat e suksesshme, gjë që kanë bërë ti njihet emri e të dëpërtojë të përmendurit për të kudo në botë.

E, ajo që e bën më së shumti të dallohet nga të tjerat gra/nuse në estradë, është dashuria dhe kujdesi i veçantë ndaj veshjeve tradicionale.

Përkundër të gjitha angazhimeve që e rrethojnë, Egzonën përsëri e shohim duke i veshur veshjet, duke mos i dalë asnjëherë nga qejfi.

Ajo dhe së fundi vjen me dimi në jelek, ku një nuse të bukur, të dalluar e të respektueshme vetëm familja muqiqi mund ta ketë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË