Sot u bënë 14 vite që kur Kosova humbi njeriun më të madh që kishte njohur njerëzimi.

Jo rastësisht me veprat dhe virtytet e larta Ibrahim Rugova krahasohej si ‘Gandi i Ballkanit’, shkruan “Kosovarja”.

E për të nderuar këtë figurë të shquar të vendit shumë artistë dedikuan këngë të bukura, e shumë shkrimtar thuren vargje me pendën e tyre.

Në mesin e artistëve që i dedikuan këngë presidentit të pavdekshëm është edhe Meda.

Këngëtari i njohur, sot me rastin e 14 vjetorit të vdekjes ka publikuar këngën dedikuar presidentit Ibrahim Rugova.

“Presiden Rugova” mban titullin kënga më e re e Medës.

Rikujtojmë, se Albërije Hadërgjonaj po ashtu nga Deçani ishte e para që solli këngën ‘Nderi i Kombit- Ibrahim Rugova’./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË