Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi gjatë ditës së djeshme ka shprehur një shqetësim të saj lidhur me ndotjen e ambientit.

Përmes disa fotove të realizuara, këngëtarja ka paraqitur gjendjen në një vend në Prishtinë ku shihen mbeturina të shumta të cilat e kanë shëmtuar ambientin, shkruan “Kosovarja”.

Mbeturina rreth banesave duken të shpërndara nëpër tokë në tri fotot e realizuara nga Leonora, derisa për secilën ka një mbishkrim. Tek e para këngëtarja shkruan: “

“Edhe unë jam Kosovë! Edhe ne dëshirojmë të jetojmë shëndetshëm! Prishtinë 2020!”, teksa pasohet me pyetjen e saj për gjetjen e fajtorit:

Kush është përgjegjës?, shkruan kënëtarja në foton e dytë.

Si duket ajo ka marrë shumë përgjigje nga ndjekësit në Instagram teksa tregon se ata po akuzojnë qytetarin.

Mirëpo sipas Leoorës faji është tek komuna e Prishtinës, për të cilën ka një kritikë dhe kërkesë.

“Shumë përgjigje janë ‘qytetari’ Por nese Komuna nuk e rrënon ose izolon këtë objekt i cili tashmë është edhe çerdhe e nar komanëve edhe shportë e mbeturinave si do të rriten fëmijët tanë”, shkruan tutje Leonora./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË