Njëri ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, Ermal Fejzullahu, për vite të tëra ju ka argëtuar me hite të shumta.

Ai rrjedh nga një familje artdashëse dhe u rrit me muzikën, kështu duke u bërë një nga emrat më të dashur për të gjithë. Qysh kur ishte i vogël Ermali u inkuadrua në muzikë.

Fillimsht në muzikën për fëmijë ku edhe ishte pjesë e disa festivaleve qysh në moshën 6 vjeçare. Është e njohur sidomos kënga e Ermalit së bashku me motrën e tij Bulzën, “Trashe” që ishte shumë e pëlqyer nga publiku.

Pas përfundimit të luftës, ai iu rikthye muzikës me këngë të reja. Mbase shumica nga ju e kujtoni Ermalin e asaj kohe, por për ju që ndoshta keni harruar si dukej, ju sjellim disa fotografi.

Që nga ajo kohë, këngëtari i mirënjohur solli projekte të bukura të cilat u pëlqyen nga të gjithë.

Projekti i tij i fundit është “M’ke harru” që e ka sjellë në bashkëpunim me Ledri Vulën. Projekti numëron mbi 5 milionë klikime.

MUND TË JU PËLQEJNË