Kilet e Bebe Rexhës po vazhdojnë të komentohen në rrjete sociale.

Bebe Rexha edhe pse është një nga këngëtaret më të pëlqyera në arenën ndërkombëtare, ajo po vazhdon të pranoj kritika për trupin e saj.

Artistja nga Dibra ka kohë që është duke u ballafaquar me kritika të shumta lidhur me fizikun e saj, që herë pas po kthehen edhe në ofendime për të.

Në një fotografi të postuar nga 29 vjeçarja, një fans i drejtohet asaj duke i thënë se “je duke fituar shumë peshë” dhe kjo fjali duket se ka prekur ndjenjat e Bebes, pasi ajo reagon duke thënë se “Kjo fjali më prek emocionalisht, pasi kam fituar shumë peshë dhe është shumë vështirë t’i shkrijë ato”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË