Çifti i njohur kosovar, Mozzik dhe Loredana Zefi kanë prezantuar veturën e re luksoze që kanë blerë së fundmi.

Në rrjetin social Instagram, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar fotografi të veutrës së re e cila është e tipit “Mercedes”.

“Mirë se vjen në shtëpi”, ka shkruar Mozzik krahas fotografisë. Mozzik dhe Loredana Zefi në dhjetor të vitit 2018 u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Ndryshe, “Labyrinth” është projekti i fundit muzikor që Loredana ka sjellë.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi tetë milionë klikime në Youtube. Ndërsa projekti i fundit nga Mozzik është “A MILLY” në bashkëpunim me Dardan.

Kënga ka arritur mbi nëntë milionë klikime në Youtube./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË