Prej kohësh vazhdon të përflitet se Loredana dhe Mozzik, një nga çiftet më të komentuar në media, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Loredana dhe Mozzik prej shumë kohësh nuk postojnë më foto bashkë dhe munguan në ditëlindjet e njëri-tjetrit.

Ditën e sotme Loredana duket se i ka vërtetuar thashethemet e ndarjes duke bërë një status për ishin.

“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”, shkruan reperja.

Në një foto tjetër ajo shkruan: “Unë ta thyej zemrën aq sa ti të mos e ndjesh më”.

Ndërkohë edhe Mozzik ka tërhequr vëmendjen këto ditë me postimet ku flet për besnikërinë.

“Njerëzit fallco nuk më çudisin më, ata besnikët po”, shkruante Mozzik.

“Jam shumë i mirë dhe i sjellshëm derisa ti e dreqos me besnikërinë”, shkruante reperi në një tjetër postim

MUND TË JU PËLQEJNË