Mozzik dhe Loredana janë në qendër të vëmendjës nga mediat rozë që prej ndarjes së tyre, po që me intervistën e fundit të dhënë në “NIN”, Loredana nxiti reagime të ashpra nga Mozziku.

Përveq Mozzikut, ka pasur reagime të shumta edhe nga fansat e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Një koment që mori vëmendjën e gazetarëve ishte një vajzë që i ka komentuar: “ Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”, ka shkruar ajo.

“Unë të blej dhe ty”, është replika e Loredana Zefit duke shkaktuar shumë komente negative për këtë “gjuhë” që ka përdorur.

Siç shihet këngëtarja edhe këtë situatë e përballoj shumë lehtë, pasi që pas disa orëve ajo postoj në “Instastory” fotografi të udhëtimit në Francë, që shoqëroj nga një mashkull por që kush është ai nuk dihet.

Loredana e ka lënë këtë pikëpyetje në zemër të të gjithëve, por ka bërë më dije se ka nisur një lidhje të re, duke lënë pas çdo gjë në të kaluarën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË