Një nënë është akuzuar për neglizhencë pasi dyshohet se ka lënë djalin e saj 14 muajsh në një makinë, për pesë orë.
Policia po heton nëse gruaja e Gladstone Park ishte duke luajtur poker në hotelin Brook në Melbourne’s Point Cook në atë kohë.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në një makinë të parkuar pranë pub-it në orën 3 pasdite të mërkurën, ku gjetën djalin e vogël në një gjendje kritike.
Ai dyshohet se ishte lënë i vetëm në makinë për në pesë orë pasi temperaturat arritën në 33 gradë celcius.
Policia Victoria e akuzoi nënën se shkaktoi nga pakujdesia plagosje serioze dhe sjellje të pamatur rrezikshme për jetën.
Ajo do të paraqitet në Gjykatën në Melbournit më 23 janar./Indeksonline