Dy bukuroshet e ekranit, Luana dhe Marina Vjollca, njihen për afërsinë që ruajnë me njëra-tjetrën, ndërsa kalojnë kohë të përbashkët sa herë që iu jepet mundësia.

Në këto ditë vere, ato kanë vendosur të kalojnë çaste bashkë me familjen e tyre, ndërsa disa fotografi i kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale.

“E bekuar… Nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Luana në përshkrimin e disa fotografive që i ka publikuar nga argëtimi i tyre.

“Motra është mënyra e Zotit për të dëshmuar se Ai nuk dëshiron që ne të jemi vetëm”, ka shkruar Marina duke etiketuar motrën e saj.

Ndryshe, derisa Marina është tërhequr paksa nga ekrani që nga martesa me Getoar Selimin, Luana pos emisioneve televizive, e ka provuar veten edhe në muzikë. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË