Afërsia me fqinjin tonë Italinë, apo dhe vetë dashuria jonë për brumërat i bën ato një prej ushqimeve të cilit vështirë t’i rezistojmë. Janë të shpejta, të shijshme dhe mbi të gjitha arrijnë të na ngopin brenda pak minutash.

Po po, makaronat janë pa diskutim një ndër pjatat më të pëlqyera dhe më të dashura për ne shqiptarët.

E kemi përmendur në postimet e tjera që uji i orizit është shumë i dobishëm për pastrimin e lëkurës. Këtë metodë e kanë përdorur vite me përë gratë japoneze.

Por në këtë postim do t’ju tregojmë për dobitë që sjell uji i makaronave. Valoni makaronat si zakonisht dhe hidhini vetëm pak kripë. Këtë ujë mund ta përdorni në disa mënyra:

Për të gatuar:
Ju mund të gatuani salcë të ndryshme ose brumë për bukë e pite duke ëprdorur ujin e valuar të makaronave.

Për flokët:
Shpëlani kokën me ujin e vakët të makaronave, kjo metodë është veçanërisht efektive në rast se keni flokë të thatë e me zbokth. Uji i makaronave është i pasur me kripëra minerale mund të përdoret si larës i flokëve, para se të aplikoni shampon apo si larës trupi qetësues nëse në të shtoni vajin tuaj esencial të preferuar.

Dhimbjet e këmbëve:
Pas një dite të lodhshme pune dhe qëndrimit për një kohë të gjatë në këmbë, përdorni ujin e makaronave për t’i qetësuar ato. Në një legen hidhni ujin e vakët të makaronave dhe mbajini këmbët derisa uji të ftohet.

Për ujitje:
Ujitja e luleve me ujë të ftohtë makaronash është një zgjidhje shumë e mirë për lulet e sapoçelura të pranverës apo ëpr erëzat që mbani në ballkon.

MUND TË JU PËLQEJNË