Miriam Cani njihet si një muzikante mjaft e zonja, e cila me veprimtarinë e saj në muzikë ka arritur të jetë mjaft e dashur për fansat.

Karrierën e ka filluar shumë vite më parë dhe në vitin 2003 ajo arriti që në Spektaklin e muzikës ‘Popstars’ në Gjermani në mes të 35 mijë aplikantëve të tjerë të zgjidhet pjesë e grupit fitues ‘Preluders’.

Këngëtarja vazhdoi tutje duke publikuar këngë që patën sukses të jashtëzakonshëm për të vijuar me muzikë edhe ditëve të sotme.

Së fundmi ajo ka filluar pushimet dhe herë pas here po shfaqet nëpër rrjetet sociale me anë të fotografive.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet se po kalon çaste relaksi në pushim, duke pozuar me këmbët në plan të parë.

Kujtojmë se ajo është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Alban Skenderaj, të cilët janë prindër të një vajze dhe kanë bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

MUND TË JU PËLQEJNË