Alban Skenderaj dy ditë më parë mbajti koncert në Prishtinë, ku pjesë e koncertit ishte dhe bashkëshortja e tij, Miriam Cani.

Madje çifti dhanë lajmin para publiku për shtatzëninë e këngëtares.Miriam Cani ka treguar edhe momentin prekës, kur i dha Albanit lajmin për shtatzëninë e saj.

“Albani ka qenë shumë i lumtur. Kur e morëm vesh ka qenë në periudhën kur kemi xhiruar klipin në Maldive, ndaj dhe jam e lumtur për faktin se shpirtërisht ceremoninë e kemi pasur të katërtë, ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne”, tha Miriam Cani për “Mirage”.

Ndryshe, Albani dhe Miriami kanë plot 12 vite që janë bashkë, dhe tashmë kanë vajzën 4 vjeçe të quajtur Amelia.

“Duamë” është projekti i fundit i tyre i realizuar po në Maldive, një dedikim për njëri-tjetrin./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË