Bashkë-themeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak ka deklaruar se ai mund të ketë qenë ‘pacienti zero’ për koronavirusin në SHBA. Wozniak është shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij mund të jenë të parët qe e kanë sjellë Covid-19 në SHBA.

Milioneri 69-vjeçar deklaroi për USA Today se ai dhe Janet Wozniak u kthyen në shtëpi me ‘gripin më të keq që kishin kaluar në jetën e tyre’ pasi vizituan Azinë Juglindore në janar.

Në një postim të tijin në Twitter, Wozniak shkruante:

“Duke marrë parasysh kollën e keqe te Janet. I filloi më 4 janar. Sapo ishim kthyer nga Kina dhe mund të kemi qenë që të dy pacientët zero në SHBA”.

Të dy bashkëshortët kishin probleme me fytin si dhe kollë pasi u kthyen në SHBA. Pas shfaqjes së problemeve, ai anuloi planet që kishte për të udhëtuar në Las Vegas pasi kishte humbur edhe zërin.

Më tej, Steve u shpreh:

“Janet kishte kollë me gjak dhe pastaj shkuam në spital ku mjekët na thanë se nuk bëhej fjalë për grip amerikan. Gjithsesi, zonja Wozniak konfirmoi më tej se ajo ishte diagnostikuar me infeksion në sinuse dhe se bashkëshorti i saj po bënte shaka rreth ‘pacientit zero’.”

MUND TË JU PËLQEJNË