Nata e ndërrimit të motmoteve, është mjaft e rëndësishme për secilin nga ne, pasi të gjithëve na gjen, më shumë se kurrë të bashkuar në tryezat tona.

Megjithatë, jo të gjithë kanë fatin të përjetojnë këtë ndjenjë, e sidomos personazhet e showbizit.

Pasi që, ata ndër vite janë të angazhuar që të performojnë jashtë vendit, kështu duke qenë larg familjes, shkruan Kosovarja.

Këtë vit, me sa duket dikujt nuk i interesuan fort paratë, pasi mbas 32 viteve, kishin vendosur që të festojnë pranë gjirit familjar Vitin e Ri.

E, ata janë këngëtarët e mirënjohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, të cilët më të lumtur se asnjëherë më parë, na tregun këtë gjë.

Ishte Mihrija ajo, e cila kishte bërë një përmbledhje të fotografive të natës së kaluar, duke e përcjellë me një shkrim goxha mbresëlënës.

“Urimi buron nga zemra dhe le te fluturoj tek te gjithe ju njerez të dashur. Pas 32 vitesh nje nate e vitit te ri me familje. Sa shumë…. Qenka fort bukur sikur kishim harruar! Urime 2019!…..M B”, shkroi ajo.

Dyshja e famshme, vitin që lamë pas, kanë qenë mjaft aktiv me projekte muzikore dhe të angazhuar në emisionin e tyre televiziv. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË