Naim Abazi prej në rini ishte marrë me muzikë, ndërkohë që Mihrija e admironte nga distanca këngëtarin e talentuar të skenës. E, kush do të thoshte që ata një ditë do të bëheshin bashkë, madje për një jetë të tërë?

Mihrije Braha e Naim Abazi u martuan dhe si fryt i dashurisë erdhi në jetë Platori, djali i tyre i vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja Mihrije Braha ka treguar se është pritur jashtëzakonisht mirë në familjen e Naimit, duke treguar se e kanë konsideruar si vajzën e tyre, pasi ata nuk kishin vajzë.

Ajo, ka thënë se vjehrra ia puthte duart. Mihrija, sot e kësaj ditë ka raport të shkëlqyer me vjehrrën dhe vjehrrin.

Ajo, ka raporte të mira edhe me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së të shoqit.

 

MUND TË JU PËLQEJNË