Një femër e cila di të jetoj në këmbë të veta dhe di shumë mirë se çfarë të kërkoj nga një mashkull, gjithnjë paraqet një lloj kërcënimi për ta.

Është fakt se kur bëhet fjalë për marrëdhënie mashkull-femër meshkujt bashkëkohorë janë mjaft të pasigurt, ndërsa ekspertët thonë se femrat janë shkaktari kryesor i pasigurisë së meshkujve.

Këtë herë janë pyetur meshkujt me çka femrat i bëjnë të pasigurt, në mënyrë që femrat ta dinë që të mos i lëndojnë. Dhe ata janë përgjigjur kështu:

Oratoria
Kur një femër para mashkullit tregon inteligjencën dhe aftësinë oratorike, pashmangshëm “do ta trembë’ atë.

Meshkujt para një femre të tillë ndihen të pasigurt, sepse mendojnë se nuk kanë karizmë mjaftueshme për t’u përballur me të.

Vendosmëria e femrës
Kur një femër e di çfarë do dhe këtë e kërkon publikisht nga partneri i saj ai shpesh frikohet se nuk mund t’i përmbushë kërkesat e saj dhe tërhiqet para një femre të tillë të vendosur.

Nëse jeni ndonjëra prej këtyre femrave mundohuni të zbusni qëndrimin tuaj, në mënyrë që meshkuj të mundë të dëshmohen si duhet.

Bukuria e femrës
Femra tepër e bukur që në shikim të parë e lë një mashkull pa fjalë, ndërsa nëse ai për nga natyra nuk ka shumë vetëbesim do të hutohet dhe nuk do ta bëjë hapin e parë, sepse mendon se nuk mund të matet me bukurinë e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË