Media serbe ka shkruar për vdekjen e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushën.

“Espreso.rs” e nis shkrimin e saj duke iu referuar Nexhmije Pagarushës si Mbretëreshë e muzikës së popullit e cila këndoi për 40 vite. Më tej ky medium shkruan se Serbija është ndarë nga kengetarja e cila ka qenë inspirim i yni.

Ajo mbaroi shkollën fillore në Malishev dhe më pas ndoqi solo këndimin në Shkollën e Muzikës në Beograd për tre vjet.Ajo filloi karrierën e saj muzikore si soliste në Radio Prishtinë në 1948.

Në të njëjtën kohë ajo ishte e përfshirë në dramën shqiptare të Teatrit Kombëtar Provincial të atëhershëm.

Ajo kishte rreth 150 interpretime solo, një numër i vogël i të cilave u ruajtën.Karriera e saj muzikore zgjati 40 vjet, deri në vitin 1984, kur i tha lamtumirën një koncerti në Sarajevë.Nga viti 1967 deri në 1997 ajo luajti në njëmbëdhjetë filma jugosllavë./Blic

MUND TË JU PËLQEJNË