Bilbili i muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha sot ka ndërruar jetë.

Humbja e saj padyshim që në botën e muzikës është mjaft e madhe, pasi që jo të gjithë mund të arrijnë të bëhen sikur ajo, shkruan “Kosovarja”.

Përveç se la pas një karrierë të mbushur me suksese, ajo la pas edhe shumë njerëz që e deshën e do ta kujtojnë përherë me mall.s

Një emër që padyshim ka fjalë të mira për të si gjithë artistët tjerë është edhe Shkurte Fejza.

“Baresha e kanarinave shqiptare
Fjala më e idhët që të buron nga shpirti vjen moment kur duhet me e thënë lamtumirën e fundit për bilbilin e këngës shqipe, për bareshën e kanarinave shqiptare zonjën e madhe Nexhmije Pagarusha. Sot ike në amshim e dashura jonë Nexhi. Do të na mungon të gjithëve por zëri yt do të jehoj bjeshkëve të Pagarushës , Kosovës dhe mbarë shqiptarisë brez pas brezi ndërsa ti do t’i bashkohesh kolosëve të kombit në atë botë dhe do të prehësh në krahët e mësuesit të dashur të shqiptarëve dhe babit tend Vesel Pagarushës. Kështu e ka kjo botë e përkohëshme të ciles i ke dhënë shumë dhe e cila të përcjellë në botën e përjetshme. Do të kujtojmë me shumë respekt ty si njeri dhe zërin tend magjeps e dashur Nexhi”, ka shkrur këngëtarja që e përcjell me një foto shumë të këndshme bashkë me legjenden Nexhmije./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË