Belkizi ka shfrytëzuar Instagramin për ta uruar të dashurin. Milot Rashica sot feston ditëlindjen e tij të 23-t, dhe urimet nga njerëzit më të dashur nuk kanë munguar për futbollistin kosovar.

Pas imazheve nga festa e ditëlindjes që reperi Capital T kishte publikuar, tani me një fotografi shumë romantike edhe e fejuara e tij uron të dashurin për këtë ditë të veçantë. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dëshiroj çdo të mirë.

Jam shumë falënderuese për çdo gjë që më bën gruan më të lumtur në botë. Të dua më shumë se fjalët mund të përshkruajnë”, ka shkruar Belkizi.


MUND TË JU PËLQEJNË