Edhe pse është tërhequr nga ekrani doza e interesit iu është rritur e mbase edhe më shumë se sa kur ishte e pranishme në moderim.

Kaltrina Mikushnica gjithmonë ka dhënë përshtypjen e një prezantuese të bukur dhe tërheqëse , sa krahasime me të tjerat vështirë se ka pasur, shkruan Kosovarja.

Edhe gjëja më e imët që del nga ajo nuk kalon pa u vënë re dhe pa u komentuar nga një mori fansash, për atë çka i ka falur jeta, kjo sepse është Kaltrinë dhe se duhet të jetë gjithnjë kështu.

Si secili njeri që trashëgon nurin e bukurisë dhe premisat unike nga dikush, edhe Kaltrina duket të ketë pasur këtë fat e të trashëgojë bukurinë e rrallë dhe të veçantë nga disa persona.

Ata janë prindërit e saj, me të cilët ka ngjashmëri marramendëse, e për këtë vërtetojnë edhe imazhet në vijim, ku edhe shihet mjaft mirë se produkt i kujt është e bukura Kaltrinë.

 

Nuk është thënë edhe kot: “Bëmë nënë të të ngjaj” e në këtë rast edhe babë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË