Keni kujdes se me kë shkoni për pushime në det, që mos të ju shndërrohet udhëtimi në ferr. 

Disa njerëz janë thjeshtë të bezdisshëm.

1. Princesha
Ky lloj personaliteti janë të tejet të llastuar, besojnë se bota rrotullohet rreth tyre. Janë të tmerrshëm të udhëtohet me ta pasi nuk janë kurrë të kënaqur, asgjë nuk mjafton dhe gjejnë të meta çdo kund, për hotelin, ushqimin e plazhin.

Edhe sikur të qëndrojnë në rrethin më luksoz përsëri do të qahen e ankohen. Janë në gjendje ta kalojnë tërë kohën në pishina apo qendra tregtare. Janë të përballueshëm vetëm kur dehen pak.

2. Të fiksuarit pas kontrollit
Ky grup njerëzish të fiksuar pas kontrollit dhe organizimit, janë në gjendje të brengosen edhe për llojin e peshqirit që do përdoret dhe nga kush.

Këta persona nuk mund të pushojnë kurrë, e si pasojë, as bashkudhëtarët. E nëse nuk i përmbaheni rregullave të tyre çmenden e janë të aftë të diskutojnë me orë të tëra

3. Histerikët
Ky grup njerëzish nuk dinë të pushojnë. Gjithmonë janë të tendosur sikur po presin të ngjajë hataja, edhe atëherë kur gjithçka është në rregull gjejnë ndonjë arsye për pesimizëm.

Gjithnjë ka potencial për rrezik, si klori në pishinë apo mushkonjat.

4. Çifti i dashuruar
Askujt nuk i pëlqe të jetë i tepërti, e kështu do të ndiheshit sikur të udhëtonit me një çift të dashuruar, thjesht do të ishit tepricë.

E ngjashme do të ishte po të udhëtonit me njërin prej tyre, do të lodheni duke dëgjuar lëvdata rreth të dashurit, orë të tëra cicërima në telefon e pastaj llafe të pafundme.

Lutuni që mos të ndodhë që mos të ketë humbje sinjali në telefon se do të jeni dëshmitar të një drame të paparë.

5. Të pacipët
Këta tipa janë në gjendje të fyejnë këdo që takojnë, edhe me qëllim nga dëshira e zbavitjes. Tërë koha do ju shkoj duke u kërkuar falje njerëzve që kanë ofenduar, edhe pse ju nuk keni bërë gjë. Ka mundësi që të keni edhe konfrontime fizike.

6. Koprracët
Janë të aftë të gjejnë ofertën më të mirë për udhëtim, hotelin më të lirë apo restorantin. Do të ju kursejnë shumë para por do të ju mërzisin pushimin vjetor.

Këtyre që kursejnë dëshpërohen kur ju bie të paguajnë. Do të kaloni orë të tëra duke kërkuar ofertën më të mirë.

7. Të varurit nga interneti
Këta më të rëndësishme të bëjnë Selfie e të fotografojnë ushqimin që e hanë e të mbledhin sa e pastaj të shpërndajnë në media sociale e të presin tërë ditën se sa Like kanë mbledhur.

Mos do zoti të mos ketë internet, do ju dhëmbin veshët nga ankesat.

8. Të varurit nga seksi
I gjithë përqendrimi do të jetë në aventurës, ngulitje e shikimit drejt trupave gjysmë të zhveshur në plazh dhe diskutimit tërë ditor rreth kësaj çështje.

Këta e kanë fiksim edhe vizitën e të gjitha klubeve të natës e flirtin e paturpshëm me këdo që ju del para me shaka aq të mërzitshme që do ju bezdisin.

Kur e gjejnë dikë të gatshëm për pasion si ta do të ju harrojnë deri në fund të pushimit.

9. Vegjetarianët
Paramendoni sikur të udhëtonit me dikë që ha vetëm ushqim që nuk përmban prejardhje të shtazore, atëherë i tërë pushimi mund të shndërrohet në aventurë të gjetjes së një vendi me ushqim të përshtatshëm për të, shto edhe pyetjet e njerëzve që nuke kuptojnë se si nuk e ha dikush peshkun apo nuk pi qumështin.

10. Të pasionuarit e udhëtimit
Këta njerëz kanë udhëtuar shumë e mendojnë se dinë të gjitha për të gjitha. Këta do ju bëjnë me dije gjithnjë atë që se keni parë, që nuk e keni bërë e ku do të ishte më lirë.

Në përgjithësi e shohin veten si ciceroni më i mirë nga të gjithë, kështu së paku e shohin veten kur udhëtojnë me të tjerë e janë në gjendje të ndajnë këshilla pafund e të krekosen me aventurat e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË