Letra higjienike kohëve të fundit derisa bota po përballet me shpërthimin e koronavirusit, duket se është objektivi më i pamundur për njerëzit që po shqetësohen për pandeminë.

Në Japoni letrat higjienike janë të vendosura në muret e toaleteve publike. Në Australi, supermarketet kanë kufizuar furnizimet me një pako për një person. E në Hong Kong pati vjedhje të armatosur për të marrë këto letra derisa ato po dërgoheshin në treg.

Edhe pse produktet shtëpiake si dezinfektuesit, ushqimet e makaronat janë gjithashtu shumë të kërkuara, letra e toaletit është bërë një trend për kërkesat e mëdha në supermarkete.

Por pse po ndodh kjo gjë?

Psikologët thonë se grumbullimi është një reagim natyror në kohëra si këto. Nevoja për tu siguruar që ka furnizime të mjaftueshme për toalet nuk është për tu befasuar. Kur njerëzit janë duke blerë gjëra, sendet personale preferohen më shumë, në këtë rast letrat higjienike.

Madhësia e letrës së tualetit që e bën të ndjehet si një blerje e madhe e konsiderueshme, ju bën të ndjeheni sikur jeni duke bërë diçka. Kur njerëzit blejnë një qese të madhe të madhe letre higjienike, ndjehen sikur i kanë grumbulluar të gjitha gjëra. Kjo i bën të mendojnë se ata janë duke e kontrolluar situatën.

Në Amerikë njerëzit filluan të grumbullonin gjëra të ndryshme përfshirë edhe letrat higjienike, sidomos kur Trump shpalli emergjencën kombëtare.

Por sipas Presidentit amerikan, këto blerje janë të panevojshme, dhe ai u ka bërë apel të gjithëve që të mos blejnë kaq shumë, dhe ta marrin shtruar situatën, që sipas tij do kalojë shumë shpejt.

MUND TË JU PËLQEJNË