Janë disa nga emrat e njohur të estradës që i dhanë fund martesave të tyre

U bënë pjesë e mediave rozë për martesat e dështuara, megjithatë tash ata po jetojnë jetën të lumtur pranë familjarëve të tyre. Sabri Fejzullahu është një nga emrat më të njohur të estradës, i cili ka gjysmë shekulli karrierë muzikore. Ikona e muzikës shqipe shumë shpesh u komentua nga mediat rozë për martesën e tij të parë të dështuar dhe martesën e dytë me Nerën.

Për martesën e parë ai ka treguar se kanë pasur probleme martesore, të cilat çuan deri te ndarja e çiftit. Ai ka dy fëmijë me ish – gruan e parë, Armendin dhe Adelinën, që jetojnë në Angli, ndërsa me gruan e dytë Nerën ka Bulzën dhe Ermalin.Shkumbin Kryeziu këngëtari i njohur ka vite që është i martuar me këngëtaren Mimoza Mustafa, por për Shkumbinin nuk është hera e parë. Para kësaj martese ai kishte një tjetër të dështuar, me Vlora Dumoshin – anëtaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pse ishin prindër të dy djemve.

Afrim Muqiqi goxha shpesh u fol edhe për dy martesat e dështuara të këngëtarit Afrim Muqiqi. Pas martesës së parë të dështuar, ai u martua me aktoren dhe këngëtaren e njohur Emine Toska, me të cilën bashkëjetoj disa vite dhe pas disa viteve çifti u nda. Pas saj, këngëtari u martua me Halime Manin në vitin 2013. Edona Llalloshi pas një viti martesë me një biznesmen shqiptar, këngëtarja u divorcua. Pas martesës së parë ajo u martua me Gazmend Fejzullahun, me të cilin ka dy fëmijë.Jehona Sopi, dikur ishte e martuar me reperin Agron Selimi, por për shkak që ata nuk gjetën gjuhë të përbashkët, kjo solli ndarjen e çiftit.Jehona që nga viti 2011 është martuar me Lavdim Koshutovën. Ata organizuan një ceremoni martesore në Hawaii. Ajo është psikologe dhe ka hapur një qendër psikologjike ‘Hope Shëndeti Mental’.Altuna Sejdiu, në vitin 2010, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu u martua për herën e parë, me Rilind Rekën, djalin e ish – Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian. Pas një viti martesë, çifti u ndanë dhe pas kësaj martese Tuna filloi lidhjen e dashurisë me reperin Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman. Fatkeqësisht edhe kjo lidhje dështoi. Vitin e kaluar Tuna u martua për herë të dytë me Patris Berishën, në një ceremoni private.

MUND TË JU PËLQEJNË