Reperi Majk është ndër artistët më të kërkuar në vend.

Ai është shumë aktiv me këngë të reja, të cilat priten shumë mirë në publik, shkruan lajmi.

Së fundi, reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën është kthyer shumë vite prapa në kohë.

Majk solli një imazh të rrallë të fëmijërisë, në të cilin shkroi “Majku i vogël”, ndërsa vërehet se djali i tij Roan i ka ngjarë shumë atij.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Majk është “Paris Milano”, në duet me Getoar Selimin.

MUND TË JU PËLQEJNË