Tërmeti në Shqipëri ka bërë gjithë shqiptarët së bashku, për tu solidarizuar në forma të ndryshme.

Edhe këngëtari dhe reperi i mirënjohur, Majk është bërë pjesë e kësaj duke bashkëndjer me të prekurit e tragjedisë që ndodhi në orët e parë të mëngjesit të ditës së martë, shkruan Indeksonline.

Majk ishte planifikuar që mbrëmë në Tetovë, koncert të cilin ai e anuloj në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit dhe të lënduarave.

Ai këtë e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale ku edhe tregoj se një e të hyrave të koncertet t’i dhuroj për familjet e prekura nga tërmeti.

Shkrimi i tij i plotë:

Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri, sot nuk munda të performojë në Tetovë edhe pse isha fizikisht aty për t’i respektuar fansat. Bashkëndjeje dhimbjen me familjarët dhe jam shumë i prekur nga kjo fatkeqësi. Një pjesë e të hyrave të koncertit kam vendosur t’i dhuroj për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Falënderoj të gjithë fansat për mirëkuptimin, dhe ju njoftojmë se do të kthehem prapë për të performuar një datë tjetër në Tetovë dhe se të gjitha biletat e blera sot do të jenë valide për datën tjetër. Zoti ju bekoftë.

MUND TË JU PËLQEJNË