Majk vjen me një mesazh për ndjekësit në Instagram.

Reperi Majk po vazhdon të jetë pranë fansave të tij të shumtë të cilët e ndjekin në rrjete sociale sidomos atë Instagram, shkruan lajmi.net.

Përveç fotove nga mbrëmjet muzikore, projektet, e edhe ato nga përditshmëria, reperi shpesh herë publikon edhe thënje të ndryshme dhe vjen me mesazhe të forta.

Së fundmi e ka publikuar një të tillë nëpërmjet të cilës ka thënë se sipas tij më i mirë është djalli yt sesa engjëlli tjetërkujt.

“Ma i mirë dreqi yt se melaqja e huj”, ka shkruar Majk pranë postimit.

Ai po vazhdon ta shijojë suksesin e projekteve të vjetra muzikore dhe po punon për këngë të reja.

MUND TË JU PËLQEJNË