Lyrical Son pas shumë angazhimeve ka gjetur kohë për pak pushime.
Lyrical Son, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka nisur pushimet bashkë me bashkëshorten e tij.
Ai ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet pranë gruas, e në një prej tyre u fotografua duke i dhuruar puthje asaj.
Për ndryshe, “Deja Vu” titullohet projekti i fundit nga Lyrical Son, të cilin e solli në bashkëpunim me Kidën. /Lajmi.net/