Nuk janë të pakët ata që kanë bërë emër në skenën tonë muzikore dhe që jetojnë e veprojnë jashtë vendit, shkruan “Kosovarja”.

Pëlqimi i këngëve të tyre nga fansat e shumtë i ka bërë që të vazhdojnë punën edhe më me përkushtim e dashuri ndaj këngës e muzikës.

E tillë është këngëtarja Lume Dakaj, e cila jeton në Gjermani, por që nuk i ndahet këngës, madje edhe asaj të mirëfilltë shqipe.

Ajo sot dëgjohet me ëndje gjithandej trojeve shqiptare.

Këngët e saj, si “Gyrbeti”, “Faleminderit ju dasmorë!”, “E lumja unë për ty”, janë këngë, të cilat shpesh i dëgjojmë në radio dhe ekranet tona televizive.

Lumja, së fundi, ka plasuar këngën “Çika e diasporës”, e cila për një kohë shumë të shkurtër ka arritur mjaft pëlqime gjithandej, e sidomos në diasporë.

Vlen të përmendim se këngëtarja nga diaspora, siç po e quajnë Lume Dakajn, këto ditë ka filluar përgatitjen e një kënge, e cila do jetë baladë dhe shpreson se do të bëhet një suprizë e këndshme për adhuruesit e saj.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Artan Ferati, ndërsa muzikën e ka bërë Lulëzim Sadiku. /Kosovarja/

 

 

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË