Lume Dakaj është nga ata zëra të mrekullueshëm dhe përditë e më shumë po ngjitet majave të suksesit e po pëlqehet gjithandej.

Këtë e dëshmon edhe rritja e ndjekësve të saj në rrjete sociale, shkruan Kosovarja.

Këngëtarja e talentuar dhe me vokal të veçantë, po e ndërton karrierën e saj me hapa të sigurtë.

Ju kujtojmë se Lumja , deri tani ka publikuar disa këngë të mirëfillta , të cilat me të shpejtë janë shnderruar në hite që i dëgjojmë nëpër radio e televizione shqiptare.

Këngëtarja jeton jashtë Kosovës, por që dashuria për këngën e muzikën nuk e ndanë asnjëherë nga vendi e populli i saj.

Vlen të përmendim, se Lume Dakaj është emër i dashur edhe për shumë ata , që kanë pasur rastin ta shohin e ta dëgjojnë nëpër dasma e ahengje familjare .

Ajo këto ditë është në përgatitje të një kënge të re që do ta sjell në duet me vajzën e saj.

E, sot Lumja këndon për vete. E ka ditëlindjen. Epo, është bukur të këndosh edhe për vetën.

Ja ku është hiti I saj “E lumja unë për ty”

Dëgjim të këndshëm. / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË