Këngëtarja Lume Dakaj është fytyrë jo shumë e vjetër në estradë, por vokali i saj pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Edhe pse jeton jashtë, nuk ndalet të bëjë emër e adhurues të shumtë në skenën muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Kohë pas kohe ka publikuar këngë të mirëfillta që me të dëgjuar janë shndërruar me hite, e së fundmi ka ardhur dhe me një këngë tjetër të re.

Muzika është bërë nga Lulëzim Sadiku, ndërsa teksti është realizuar nga Arton Ferati.

Kurse, sa i përket anës vizuale iu është besuar tërësisht Produksionit XL.

Kënga tani është e lëshuar edhe në kanalin Youtube me videoklip, ku pamjet magjike nga Lumja nuk po mungojnë aspak.

Siç kujtojmë, sukseset e Lumes vetëm sa po ngjiten majave të suksesit, dhe këngëtarja e talentuar përditë e më shumë po ndërton karrierën me hapa të sigurt. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË