Aktorja e njohur shqiptare e që numëron role të shumta në filma e teatre, Ina Gjonçi ka marrë një gjobë ditën e djeshme.

Aktorja kishte parkuar makinën para Teatrit ku nuk lejohet parkimi dhe e revoltuar ajo i është drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj me disa video të postuara në Instastory.

“Tani Z.Veliaj meqënëse ti e do shumë Teatrin shiko çfarë ndodh kur një aktor parkon makinën afër Teatrit, ja janë policët e tu që venë gjoba. Unë mora një gjobë!

Si është e mundur z.Veliaj edhe njëherë që më pëlqeve një intervste tek “Mos i fol shoferit” dhe një herë që ndodhi nuk zgjati më shumë se 72 orë. Ja ku e kam gjobën, e sheh. Një aktor shkon në Teatër parkon buzë teatrit dhe pikërisht aty, aktori skenografi para një premiere që ti me siguri do vish ta shohësh, merr gjobë.

Merr gjobë pse parkon para teatrit, ti e ke minimalisht idenë se sa orë duhet të rrotullohesh në atë zonë të Tiranës për të gjetur parkim. Domethënë unë duhet të nisem një orë e gjysëm para që të gjej parkim dhe të arrij në kohë në prova.

Ma jep ti një zgjidhje edhe për sa kohë qyteti do tu hiqet qytetarëve. Edhe për sa kohë çdo hapësirë do të shndërrohet në një hapësirë që nuk është hapësirë për ne por nuk e di se për kë”, shprehet Ina në videot e publikuara.

MUND TË JU PËLQEJNË