Lume Dakaj është ndër emrat më të suksesshëm, që muzikës shqiptare ia thotë shumë bukur.

Zëri dhe vokali i saj melankolikë kanë bërë të iu ngjitet majave të suksesit dhe të pëlqehet ngado që ka performuar, shkruan Kosovarja.

Se karriera e saj është e ndërtuar me hapa të sigurtë, këtë po e dëshmojnë edhe projektet e saj të nëjpasnëjshme që sjell.

Këngëtarja që jeton e vepron në Gjermani, talentin e saj e ka përçuar edhe tek vajza e saj, Albulena Rekaj, e cila edhe ajo këndon bukur dhe ka zë të veçantë, dhe për herë të parë e shohim në skenë.

Po ashtu, nënë e bijë kanë sjellë për herë të parë duetin e tyre, ku me bashkimin e tyre kanë ndezur skenën shqiptare dhe kanë sjellë atmosferë dhe harmoni në secilën familje shqiptare.

Teksti është punuar nga Arton Ferati, ndër muzika nga Lulzim Sadiku e Astrit Halimi.

Kurse sa i përket produksionit është kujdesur Mirton Gjekaj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË