Emri i të bukurës ka filluar të përdoret edhe në reklama.

Këngëtarja e skenës muzikore Leonora Jakupi, cilësohet si ndër më të bukura shqipare.

Edhe pse kohën e fundit nuk është aktive me projekte muzikore, është stili i saj unik që e bënë të jetë në krye të faqes rozë, shkruan “Kosovarja”.

Më ndryshe nga artistat tjerë, Leonora është më pak aktive në rrjete sociale.

Por, gjithmonë e vulos me publikimet e saj, sa që çdo foto e saj shëndrrohet në lajm.

Kësaj here, ajo reklamon një firmë që e kanë emëruar me emrin e saj.

“Jam shumë e lumtur që vajzat shqiptare do të mund të veshin këpucët “LEONORA” faleminderit @marcela_lati për përfshirjen në këtë projekt kaq të bukur!

Kujtojmë që këngëtarja e mirënjohur kosovare ka kohë që nuk ka sjellur projekte muzikore. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË