Gruaja e këngëtarit të njohur tashmë është e barabartë me emrat e tjerë të estradës.

Ani pse Lulja nuk e ushtron ndonjë profesion përkatës, ajo njihet për stilin dhe elegancën e veçantë që ka, shkruan “Kosovarja”.

Në çdo paraqitje ajo i kushton rëndësi të madhe vetës, duke u paraqitur gjithmonë me grim dhe veshje ekstra.

E, në këto ditë të nxehta sigurisht Lulja zgjedh vetëm thjeshtësine.

Në një imazh që ka hedhur sot në Instagram, ajo shihet e tëra pa grim.

Por, shkëlqimi në fytyrën e saj nuk mungon.

Ndryshe, Lulja dhe Meda janë prindër të katër fëmijëve, tre djemë dhe një vajzë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË