Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar dhe pas intervistimit ka liruar një femër e cila ka ther me thikë një femër tjetër.

Mbrëmë u raportua se në një market në Mitrovicë, një femër ka hyr dhe e ka therr me thikë arkëtaren e cila po kryente punën e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi e njëjta e ka sulmuar me thikë viktimën femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar po ashtu edhe e dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

MUND TË JU PËLQEJNË